I vodhi topin dhe shënoi, Ramadani “peshqesh” Qamilit në derbin e shqiptarëve

0

Në Danimarkë luhet një derbi mes shqiptarësh në Superligën vendase. Horsens i Lirim Qamilit sfidoi Veljen e Ramadanit, Mucollit e Hetemit për javën e 28-të dhe shqiptarët ishin protagonistë absolutë, për mirë dhe për keq.

Lirim Qaimili shënoi një nga golat e ndeshjes së përfunduar 3-3. Sulmuesi 1.91 i gjatë, me pasaportë shqiptare dhe daneze arriti të shënojë, falë edhe gabimit të lojtarit të kombëtares, Ylber Ramadanit. Mefushori po zotëronte një top në hyrje të zonës.

Në një moment ish-sulmuesi i Shpresave sulmon sferën dhe arrin t’ia rrëmbejë Ramadanit. më pas ai shkon drejt katërkëndëshit dhe arrin të shënojë në minutën e 52-të, duke fiksuar shifrat momentale në 3-0, para se Velje të niste ofensivën dhe të barazonte gjithçka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu