I vranë djalin, flet i ati i Xhulio Prelës: Darkën e hëngrëm bashkë, s’kemi konflikte me asnjë!

0

Xhulio Prela është i riu i cili u vra ditën e sotme në Lezhë, teksa ai po kthehej nga aeroporti i Rinasit. Efektivi i FNSH-së, u “eliminua” në makinën e tij, teksa mësohet se iu ndërpre rruga në mënyrë të papritur. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur edhe babai i 26-vjeçarit. Ai është shprehurse djali i tij nuk kishte konflikte me askënd, ndërsa shton se për punën nuk fliste shumë me të tjerët.

Ai u shpreh:

E kam takuar mbrëmë, kemi ngrënë darkë bashkë dhe është nisur për në Rinas. Rreth orës 00:00 ka dal nga shpia, pasi në 01:00 do zbriste miku në Rinas. Nuk kemi asnjë hasmëri, Xhulio nuk fliste shumë për punën. Puna edhe mund të jetë shkak, por nuk e di. Disa shqetësime mi pati thënë nga puna, presione, por përgjithësisht janë shqetësime që i kanë të gjithë policët. Ne nuk e dimë se nga ka ardhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu