Aksident/ Një automjet përplas fëmijën

0

Një aksident ka ndodhur në “Kryqëzimin e Fllakës”, Durrës ku si pasojë një fëmijë ëshrë përplasur nga një automjet.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale F. I., 62 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur E. D., 9 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Nuk duhet se cila është gjendja e fëmijës, pas aksidentit.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu