I vunë flakën pyjeve në fshatin Gjorgoz dhe Kreshpan, arrestohen dy autorët

0

2 autorët e zjarrit në pyjet e fshatit Gjorgoz dhe Kreshpan janë vënë në pranga ditën e sotme.

M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri në Fier në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.

Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28.07.2021.

Fier

Policia e Fierit e angazhuara maksimalisht për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të zjarrvënieve. Vihen në pranga 2 shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz. Nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i informacioneve dhe provave të grumbulluara, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 49 vjeç dhe Z. M., 41 vjeç, banues në Afrim i Ri, Fier. Këta shtetas, në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha. Gjithashtu, nga hetimet rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të zjarrvënies në pyllin e fshatit Kreshpan në datë 28.07.2021. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu