Arrestohet autori i zjarrvënies së një automjeti më 23 Janar në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan.
Në fillim u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por më pas rezultoi se 36 vjeçari ka hedhur benzinë në automjetin e parkuar, duke bërë që të digjet pjesërisht edhe një tjetër mjet aty pranë.
Sipas policisë, 36 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për disa vepra penale, ndërsa tani përballet me akuzën “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.