Identifikohen dy maqedonasit që u mbytën në plazhin e Spillesë (Emrat)

0

Mirko Micevski dhe Cvetko Mitanovski janë dy shtetasit nga Maqedonia e Veriut që u mbytën ditën e sotme në plazhin e Spillesë.

Dy shtetasit në fjalë dyshohet se janë mbytur nga dallgët e mnëdha në plazhin e Spillesë. Ata janë të moshës 79 vjeç dhe 78 vjeç.

Dyshohet gjithashtu se një grua ka qenë me dy viktimat, fati i të cilës është i paqartë. Ajo quhet Riste Damkovski dhe rezulton e humbur.

Tragjeditë në plazhet shqiptare nuk mbyllen këtu. Një 59 vjeçar nga Kosova është mbytur gjithashtu në plazhin e Velipojës, pak pasi doli lajmi për mbytjen e pushuesve nga Maqedonia e Veriut.

Njoftimi:

Kavajë/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se:

Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu