Identifikohen viktimat e aksidentit. Emrat

0

Janë identifikuar viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fier-Levan, ku humbën jetën dy persona. Burime bëjnë me dije se një banore e zonës i ka identifikuar personat që humbën jetën si Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas, të cilët ishin duke shkuar te vajza e tyre në fshatin Qarr.

Mjeti tip “Toyota” me të cilin çifti udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë në anë të rrugës, nga ky Policia dhe zjarrfikësit nxorën më pas trupat e pajetë të tyre. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin e rëndë, ndërkohë që hetimet vijojnë ende nga ana e Policisë.

Njoftimi i Policisë i dhënë sot për aksidentin: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu