Tërmeti i fortë trondit Kroacinë në mëngjes, sa ishte magnituda

0

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka tronditur Kroacinë mëngjesin e sotëm, rreth 50 km në juglindje Zagrebit. Lëkundja që ndodhi rreth orës 07:28 ishte aq e fortë sa u ndje deri në Zagreb.

“Ne nuk kemi një informacion të tillë deri më tani, por është e mundur që një tërmet i tillë të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën ku është vendosur epiqendra, e cila është ngjitur me qytetin e Petrinia,” tha sizmologu Kresimir Cook.

Kujtojmë se një tërmet i fortë goditi Kroacinë në muajin Mars kur ndërroi jetë një person dhe u plagosën 23 të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu