Identifikohet i riu që qëlloi të dashurën në hotel. Emrat

0

Një 32 vjeçar, i identifikuar si Fatbardh Dervishi, ose siç njihej ndryshe me pseudonimin Doda, ka plagosur me armë zjarri pistoletë të dashurën e tij Edis Koroveshi, 23 vjeçe.

Dy të rinjtë kanë një lidhje intime me njëri tjetrin dhe ishin paraqitur mëngjesin e sotëm në hotel. Prej disa ditësh, autori ishte kthyer nga Spanja.

Nga verifikimet e para që kanë kryer agjentët në vendin e ngjarjes dhe nga deklarimet e marra, mësohet se në dhomë, arma që mbante i riu është shkrepur aksidentalisht.

Pasi ka bërë tre rikoshetë, plumbi e ka kapur vajzën në shpatull. Autori mësohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe pas ngjarjes është larguar duke e lënë aty vajzën e plagosur.

Punonjësit e hotelit kanë njoftuar Policinë dhe Policia ka njoftuar spitalin për autoambulancën.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu