“Ika nga dasma me gruan”, Adi Krasta habit me rrëfimin e tij

0

Mbrëmjen e djeshme është rikthyer sërish në ekran emisioni për fëmijë “Në kurthin e Piter Pan”. Këtë herë ishin 12 gazetarë të vegjël të rinj, që do i drejtojnë pyetje të sikletshme personazheve të ftuar. Mbrëmjen e sotme përballë tyre u ulën, Delind Disha dhe Adi Krasta.

Ky i fundit si rrallëherë na tregoi një tjetër anë të tij, që nuk e ka shfaqur kurrë në ekran. Edhe pse Krasta është vazhdimisht prezent në televizion, nuk e kemi dëgjuar të flasë shumë për jetën e tij personale, për atë që publiku është shumë kuriozë. Mirëpo sot ai nuk ju shpëtoi pyetjeve pikante nga gazetarët e vegjël, që ishin të interesuar për shumë detaje.

Një nga pyetjet që i tërhoqi më shumë vëmendjen Krastës, ishte ajo e Kleas. Vogëlushja e pyeti nëse ai ka qeshur apo ka qarë kur është martuar dhe përgjigja e tij i habiti të gjithë.

Krasta tha se ai “është arratisur”, duke ikur nga dasma para kohe së bashku me gruan dhe i lanë dasmorët që të festonin pa dhëndrin e nusen.

“Klea po qejf i madh shumë. Aq qejf i madh sa nga dasma ime në fund nga ora 12 ikëm ne si burrë e grua. Kishin ardhur njerëz nga jashtë që bënin qejfin e tyre”, tha Krasta dhe shtoi se me bashkëshorten e tij e quanin si “një dasmë eksperimentale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu