Pse u veshën gratë e Kuvendit të Kosovës me të bardha, zbulohet simbolika e veçantë

0

Kuvendi i Kosovës ka nisur ditën e sotme seancën e konstituimit të institucioneve të reja, teksa më herët është zgjedhur edhe kryeparlamentari i ri, Glauk Konjufca. Por ajo që ra në sy ishte veshja e grave deputete të Kuvendit të Kosovës. Ato ishin veshur të gjitha me të bardha dhe kjo kishte një domethënie të veçantë. Simbolikën e veshjeve e ka zbuluar deputetja e Vetëvendosjes, Doars Kica Xhelili. Në një postim në facebook ajo shkruan se  veshjet e bardha kanë ardhur në nder të grave që ngritën zërin për të drejtën e votës në shekullin e kaluar e si një shenjë solidariteti. Kjo nismë u ndërmorr në nder të grave që kanë hapur rrugën më parë, e të atyre që do vijnë më pas.

Postimi i deputetes Kica:

“Bardh, në nder të sufrageteve të viteve të 20-ta që ngritën zërin për të drejtën e votës, duke huazuar ngjyrën e përdorur që nga fillimvitet e shekullit 20 e deri te kongresistet në SHBA në vitin 2020, si një shenjë solidariteti edhe një herë.

Në nder të të gjitha grave që hapën shtegun para nesh dhe për të gjitha që do vijnë pas. Në nder të qëndresës së çdo gruaje që vazhdon të luftoj e marshoj për të drejtat e saj, përtej datës 8 mars, sepse ia imponon përditshmëria e saj.

Jemi këtu për ju! Sot veshur në bardh, simbolikisht, për një premtim për luftimin e vazhdueshëm, jo simbolik por konkret, për të drejtat e juaja”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu