Ikën nga “Përputhen” tashmë në një lidhje?

0

Shtohen dyshimet se  Fatjon Kuqari dhe Ana Kauri janë ne nje marredhenie bashke pas daljes nga Perputhen.

Fationi se fundi ka publikuar disa foto në Instagram, ku të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Ana Kaurit.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” i ka dërguar disa emoji që simbolizojnë zjarrin. Ndërsa ai i eshte pergjigjur me një zemër të kuqe.

Para disa ditësh, Ana deklaroi se ajo dhe Fationi nuk janë takuar më me njëri-tjetrin që prej daljes së saj nga programi.

Ana vendosi t’i japë fund e vetme rrugëtimit të saj në “Për’puthen”, pas refuzimit të Rinianit për të dalë me të. Ajo i tregoi konkurrentit se kohët e fundit kishte pasur një miks ndjenjash.

Për shkak të zhgënjimeve në “Për’puthen”, Ana tregoi se e kishte shumë të vështirë të vepronte lirshëm. Ajo rrëfeu se nuk po gjente më as veten e saj.

Ajo i propozoi Rinianit të vazhdonin njohjen jashtë emisionit. “Më  mirë pa syrin e publikut dhe kamerat”, i tha Ana. Propozimi nuk u pranua nga ana e konkurrentit.

Ne ate kohe të gjithë ndjekësit ishin të bindur se jashtë e priste Fation Kuqari. Në një intervistë ai i kërkoi publikisht Anës të dilte beqare nga aty.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu