Ikona e volejbollit dhe sportit shqiptar, Hysen Domi, në një intervistë ekskluzive për infoelbasani.com

0

 

Hysen Domi është një nga ikonat e sportit shqiptar. Ai është shquar si volejbollist i Elbasanit dhe ekipit kombëtar, dhe më pas ka mbajtur detyra të rëndësishme si President i KOKSh etj. Së fundmi ai është pedagog në Fakultetin e Shkencave të Edukimit.

Infoelbasani.com realizoi një intervistë me z. Domi duke sjellë ekskluzivisht opinionet e tij në lidhje me karrierën dhe kontributet që vazhdon të japë në përgatitjen e brazave të ardhshëm në fushën e sportit.

 

Nga Brian Blida

 

Përshëndetje z Hysen Domi uroj që të jeni mirë edhe tē gëzoni shëndet.

-Dua ta nis këtë intervistë me fillimet e karrieres tuaj, kur ka nisur ajo ne cilat vite?

Karrierra në sportin e vollejbollit filloi herët në vitet 1966-67 në qytetin tonë,më pas në vitet 1969-73 në ekipin e vollejbollit të sdudentit të Tiranes të asaj kohe, ndërkohe u aktivizova edhe në ekipet e Dinamos edhe Partizanit të asaj kohe që merrnin pjesë në kupat e kampioneve te Europës

Në ekipin kombëtar në cilat vite jeni thirrur ?

Me ekipin kombëtar u thirra për herë të parë në 1973 dhe vazhdon deri ne 1983 në ekipin kombëtar

Cila është ndeshja më e rëndësishme e jetës suaj?

Është shumë e vështirë për mua në një karrierë aq të gjatë por po veçoj 2 ndeshje, në  vitin 1978 kundër kampioneve të Italisë Klipparu të Torinos dhe ndeshja me Dinamos 1976-77 për titullin kampion ku humbëm 3-2

Si president i Komitetit Olimpik Shqiptar çfarë mund të na thoni rreth kësaj detyre?

Si president i K.O.K.Sh misioni është shumë i rëndesishëm.

Së pari, përhapja e olimpianizmit dhe vlerave të tij në Shqipëri edhe në shkolla dhe së dyti, përfaqësimin e vendit, sportit tonë në veprimtaritë Olimpike Europiane edhe Botërore.

 Programet dhe veprimtaritë sportive a janë të mjaftueshme në ditët e sotme ?

Përmenda rininë shkollore e të rijntë sidomos studentet është e rëndësishme organizimi i veprimtarive të shumëllojshme sportive duke filluar nga ecjet, ngjitjet malore, skitë dhe natyrisht garat sportive ne sporte të ndryshme

Çfarë mendoni për vollejbollin në Elbasan dhe rreth talenteve që ka prodhuar qyteti?

Elbasani është qytet që ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë talente që kontribojnë deri në ekipet përfaqësuese në sportin e vollejbollit. Që të mos gaboj në statistikën e numrave, por besoj se duhet të jenë rreth 15 vollejbollista elbasanas në ekipet kombëtare në vite.

-Çfarë mendimi keni për fushat sportive, a janë të mjaftueshme ato ?

Sigurisht që koha ka diktuar nevojën e madhe të infrastrukturës sportive dhe nuk e kam fjalën për fusha futbolli apo fusha të lojrave me dore, këto po e po që duhen shtuar por edhe terrene sportive publike për çdo qytetar sportdashës për të ushtruar fizikun e tij.

Sidomos mendoj që qytetat e mëdha të Shqipërise patjetër që duhet të kenë komplekse të mëdha sportive të hapura

Si përfundim të kësaj interviste a mund tē na jepni një mesazh për të rijntë dhe për angazhimin e tyre në sport.

Nuk është ndonjë mesazh special i veçantë.  Pjesëmarrja në sport apo ushtrimi i çdo lloj sporti është vetë jeta, është shëndeti,është forca, guximi, mirësia, shoqëria, karakteri.

Ju faleminderit për kohën tuaj edhe për këtë intervistë speciale që na kthen pas në ato kohë të arta edhe që na frymzon me mesazhet domethënës që përcollët .

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu