Reagon Arjoni:”Bëra gabim që u dashurova me një femër si Ana”.

0

Pas publikimit të fotos në shtrat me Anën dhe shpjegimin e dhënë prej saj në emisionin “Për’puthen”, Arjoni ka reaguar nëpërmjet një vidioje dhe në gjuhën italiane është shprehur se bëri gabim që u dashurua me një femër si Ana.
“E dija që do të thoshte ashtu, por nuk e kuptoj pse gënjen kur e vërteta është krejt ndryshe. Kam bërë gabimin më të madh të dashurohem me një vajzë si ti. Kam bërë gabimin më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea, që është shumë më e mirë se sa ajo”, tha Arjoni.
“Megjithatë i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj, nënës dhe vëllezërve të saj për lëndimin që i kam shkaktuar, por gjërat nuk janë si i thotë Ana. Ashtu si jua ka thënë juve, sepse unë i di gjërat tamam siç janë dhe do t’jua shpjegoj kohë pas kohe,” tha Arjoni.
“Bëra gabim shumë të madh që u dashurova me Anën. Nuk dua të flas shumë, sepse ashtu si ajo do ta flas në një tjetër zyrë. Ka shumë gjëra për të diskutuar. Familjes së saj, të afërmeve dhe vëllezërve u drejtohem një falje.”
“E bëra këtë video sepse pashë se ajo kishte një regjistrim. Unë thjesht i thoja: Sillu si duhet, jo sillu si du unë.
Dhe e kam përsërit. Kur jam pak i acaruar i përsëris gjërat disa herë, por i kam thënë bëji gjërat si duhet. Ajo më ka lënduar shumë. Më ka bërë shumë gjëra, është tallur me mua. Në këtë histori dashurie, shumë e shkurtër, por intense kemi folur për shumë gjëra”
“I premtova familje, i thashë dalim nga programi dhe vazhdojmë romancën jashtë. Dhe ajo hiqet… s’e kuptoj pse shtiret. Dhe kështu, rashë në dashuri me një person të gabuar. Por nuk kam frikë tani për të treguar të vërtetën.
Pas kamerave rrinte me mua, më puthte, më përqafonte, çdo gjë e bënim bashkë. Por pse s’e bënte para kamerës? Më vjen keq që jashtë programit ngel gjithmonë personi i gabuar.
Jetojmë në një botë të padrejtë, ku të ndershmit janë gjithmonë të shtypur… Unë besoja te lotët e saj, tani s’u besoj më. Ajo qan kur do…”
Kujtojmë se gjatë transmetimit të emisionit Ana tregoi dhe denoncimin e bërë ndaj Aejonit, i cili e kishte fotografuar në gjumë dhe më pas i kishte bërë shantazh, në të kundër do i publikonte fotot.
Dy versionet e personazheve të “Për’puthen” janë të ndryshme, por do të shohim nëse Arjoni do të tregojë me kalimin e kohës ndonjë provë për ato çka deklaroi më sipër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu