Meta jep një mesazh të ‘koduar’ : Në malin e Dajtit bora është mbizotëruese, por mimozat kanë çelur

0

Presidenti Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat ka uruar të gjithë besimtarët bektashinjë për festën e Sulltan Novruzit.

Meta ka uruar më tej të gjithë shqiptarët duke thënë se lulet kanë çelur shumëngjyrëshe gjë që sipas tij simbolizon demokracinë.

“Ti uroja kryegjyshit dhe të gjithë besimtarëve këtë ditë të Sulltan Novruzit. Ditë të lindjes së imam Aliut. Në këtë ditë të pranverës për shqiptarët. Të shpresave dhe ditë të demokracisë. Mjafton të shikoni lulet e çelura janë të ngjyrave të ndryshme . Kështu është edhe demokracia. Për një jetë më të mirë në paqe dhe më të begatë. Për të kaluar këtë dimër të gjatë me vështirësi të mëdha edhe për pandeminë.” ka thënë Meta.

I pyetur nga gazetarët se çfarë nënkupton me fjalët e tij, Meta sërish ka përdorur “kode” në gjuhën e tij duke thënë se pranvera është prezentë dhe sipas tij ka ardhur koha që të largohet dimri i gjatë.

“Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm. Ka pasur borë të madhe. Në malin e Dajtit bora është mbizotëruese, por mimozat kanë çelur. Pranvera do të jetë e pandalshme dhe na ndihmoftë të gjithëve” ka thënë Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu