Imami dhe zv. myftiu i Elbasanit, H. Gëzim Karaj, është vlerësuar me Certifikatë Falënderimi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në jetën fetare dhe shoqërore.
Vlerësimi është dhënë me motivacionin për “ndihmesën e vyer dhe shërbimin e devotshëm në fushën e predikimit islam”, si dhe për angazhimin në ringjalljen e jetës shpirtërore dhe komunitare.
Sipas njoftimit, Karaj është vlerësuar gjithashtu për rolin e tij në edukimin e brezit të ri dhe ruajtjen e vlerave të besimit dhe identitetit fetar.
Ky vlerësim cilësohet si një njohje e punës së tij të vazhdueshme dhe përkushtimit në shërbim të komunitetit dhe institucioneve fetare në Elbasan.






