Inagurohet Kolegji Evropian në Tiranë, Presidentja e KE: Do të shoqërojë Shqipërinë drejt BE-së

0

TIRANË- Kolegji Evropian i Tiranës është inaguruar ditën e sotme nga liderët e BE-së. Gjatë fjalës së inagurimit, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, u shpreh se ky kolegj është një dhuratë e BE-së për Shqipërinë. Po ashtu ajo theksoi se kolegji do ta shoqëroj vendin drejt BE-së.

“Faleminderit shumë që më keni mikëpritur në këtë qytet të mrekullueshëm. Zonja dhe zotërinj, vërtet në dhjetor të vitit të shkuar ju Edi na sollët këtë ide dhe thatë pse të mos ketë kolegji i Europës degën e vetë në Tiranë. Që nga ai moment unë thash çfarë ideje fantastike dhe na u deshën vetëm 9 muaj që të arrinim deri këtu dhe për arsye të rektores së mrekullueshme të Kolegjit të Europës. Po Federika, po mos të ishe ti, kjo gjë nuk do të ishte bërë e mundur. Faleminderit shumë për gjithçka që ke bërë. Ky është një moment shumë i veçantë për mua sepse përfaqëson Europën në momentet e saj më të mira. Në këtë kolegj të Europës këtu në Tiranë, ne do të kemi studentë nga Shqipëria, nga i gjithë Ballkani Perëndimor, nga gjithë BE. Do të flasim për shndërrimin që ka pësuar BE dhe do të hedhim themelet si udhëheqës të së ardhmes, ambasadorët e ardhshëm të idesë europiane. Ne të gjithë e dimë që ky kolegj do të jetë dega e tretë sepse të parin e kemi në Belgjikë, të dytin në Poloni dhe këtu kolegjin e tretë të Europës“, tha Von der Leyen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu