Inaugurohet stadiumi i ri në Kukës, “Armata e Veriut” e pret me entuziazëm

0

Pas afro katër vitesh në shtegëtim, skuadra e Diego Longo, që ka provuar çdo cep të Shqipërisë teksa rindërtohej stadiumi ka zbritur të shtunë në 20:00 në impiantin e ri të futbollit shqiptar “Kukës Arena” me ndeshjen ndaj Laçit.

Ata që mezi e pritën këtë rikthim ishin tifozeria e zjarrtë kuksiane “Armata e Veriut”.

Nderkohë me vendim të këshillit bashkiak emri i stadiumit quhet “Kukës Arena”’ ndërsa tribunat mbajnë emrat e emblemave të futbollit kuksian si Shkëlzen Domi, Zeqir Ymeri, Naim Hoxha , Ilirjan Thaçi e Gramoz Palushi. Publiku e tifozeria i kanë mirëpritur këto emërtime.

Po sot në një ceremoni festive u inagurua stadiumi i Kukësit me prezencën e shumë figurave te botës së futbollit por edhe të vetë Kryeministrit Edi Rama dhe të tre presidenteve të federatave të futbollit shqiptarë, kosovarë dhe të atij të Maqedonisë së Veriut.