LAJM I FUNDIT/ Aksident me një të vdekur

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Devoll ku një person ka humbur jetën. Sipas burimeve për Infowebtv një makinë me targa greke ka përplasur për vdekje një këmbësor,me inicialet A.H

Mësohet se viktima është rreth 50-vjeç.

Viktima ka qënë në anë të rrugës kur është përplasur nga makina.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2022, rreth orës 20:25, në aksin nacional Korçë-Devoll, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu