Inceneratorët/Ish-ministri i Financave: Refuzuam projektin e Elbasanit (Arsyeja)

0

Shkëlqim Cani: E kam të vështirë që pas 7-8 vitesh të kujtoj gjithçka. E kam të qartë si ka rrjedhur procedura.

Jorida Tabaku: E gjithë procedura ka nisur me një kërkesë nga Lefter Koka ndaj jush. Ka fonde buxheti i shtetit për këtë koncesion? Ju jeni përgjigjur me shumë korrektesë, që ky projekt nuk ka informacione të nevojshme për ta vlerësuar. Kjo është shkresa juaj e parë. Në gjykimin tim përgjigjia juaj nuk është përgjigje finale.

Shkëlqim Cani: Përgjigjet e mia bazohet në legjislacionin në fuqi. Koncesioni nuk përputhej me ligjin. Kemi thënë që nuk ishte në tre opsionet. Ministria e Financave është një ministri konservatore.

Jorida Tabaku: Ju keni refuzuar në fakt. Ndërkohë që vjen shkresa e parë tek ju, buxheti i shtetit ndryshon. Pa thënë miratimin, buxheti ndryshon dhe shtohet zëri i inceneratorit të Elbasanit. Keni dijeni se përse ndryshoi?

Shkëlqim Cani: Buxheti është ndërruar disa herë. 3-4 herë në vit, është pjesë e rutinës së ndryshimit. Nga kjo që thoni ju, kam merak, është ndryshim, apo buxhet afatmesëm?

Jorida Tabaku: E vërtetë është në afatmesëm. Ashtu siç e thatë ju.

Shkëlqim Cani: Jam pak i kufizuar në të folurën tani, ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave. Por është një pjesë që nuk flas dot më në atë kohë. Nuk më takon të interpretoj kohën tani. Njëra prej tyre është madhore.