Rasti i parë i fotografimit të votës në Elbasan.
Në një incident të papritur, një votues ka tentuar të fotografojë fletën e votës në një nga qendrat e Elbasanit.
Siç duket, votuesja, me shpresën se ishte herët dhe se nuk do të vërehej, ka hedhur votën dhe më pas ka nxjerrë celularin nga xhepi për ta fotografuar.
Por, veprimi i saj është bllokuar menjëherë nga komisionerët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Fotografimi i votës është një shkelje e rëndë dhe konsiderohet vepër penale, e cila dënohet me 1-3 vite burg.
#Zgjedhjet2025 #ShkeljeZgjedhore #Elbasan #VotaNëRrezik #IntegritetiZgjedhor