Incident pak orë para zgjedhjeve! Dhunohet kryebashkiaku i Kolonjës, Isai goditet nga mbështetësi i “Bashkë Fitojmë”

0

KOLONJË- Goditet kandidati i Partisë Socialiste Erion Isai gjatë orëve të mbrëmjes nga një simpatizant i PD pranë fshatit Qinam.

Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur. Nuk ka pasur ndërhyrje nga shoqëruesit e Isait por është njoftuar policia e cila ka shoqëruar agresorin. Aktualisht, agresori i identifikuar si Esmerald Kacolli është shoqëruar nga Policia.

Isai ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e tij, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

Njëri nga simpatizantët e PD, Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë. Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës.

Pritet që Policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu