Shqipëria voton sot për 61 kryebashkiakët e vendit! Në garë 144 kandidatë, 3 Bashkitë ku do merret më shpejt rezultati

0

Ka nisur zyrtarisht procesi zgjedhor në të gjithë vendin, ku qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e ardhshëm të vendit në 61 Bashki.

Në garë janë 144 kandidatë, ndërkohë që 23.700 të tjerë konkurrojnë për të qenë pjesë e këshillave bashkiakë. Zgjedhjet do të ndiqen nga afër, prej rreth 230 vëzhguesve ndërkombëtarë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë angazhuar nën drejtimin e misionit të ODIHR-it.

Në vendin tonë, zyrtarisht sipas KQZ-së janë 3 milionë e 650 qytetarë me të drejtë vote.

122 mijë e 545 të rinjë votojnë për herë të parë, ndërkohë që në të gjithë vendin do të jenë të hapura 5 mijë e 213 qëndra votimi.

Në Kamëz, Vorë dhe në Elbasan do të votohet dhe numërohet në mënyrë elektronike, çfarë do të thotë që sipas KQZ do të kemi një rezultat paraprak rreth 30 minuta pas mbylljes së votimit.

Në orët e fundit në të gjithë vendin nuk kanë munguar incidentet, dhe akuzat për shitblerje votash. Në Kolonjë mësohet se është goditur me grusht kandidati i PS-së Erion Isani, ndërkohë që në Ballsh është kanosur me armë vëllai i kandidatit të PD-së Agron Kapllanaj.

Në këto zgjedhje opozita është e ndarë, ndërkohë që PS kërkon të mbajë qeverisjen lokale, siç ka bërë në 4 vitet e fundit, duke qenë se zgjedhjet e 2019 u mbajtën me vetëm 1 kandidat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu