Incidente me turistët e huaj,Guni:Mos lëvizni vetëm dhe pa guida lokale

0

Dëshira për të eksploruar natyrën e bukur Shqiptare sidomos në zona me terren të vështirë në shumë raste është shoqëruar edhe me incidente e deri në humbje jete nga vizitorët apo turistë të huaj.Çdo sezon turistik si veror ashtu edhe në dimër të shumta kanë qenë raportimet për turistë të humbur. Sipas Artur Gunit, President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe turizmit malor çdo vizitor apo turist që dëshiron të eksplorojë terrene të vështira apo shtigje të largëta në asnjë mënyrë nuk duhet të lëvizi vetem por në grup mbi 3 persona. Gjithashtu turistët duhet patjetër të lëvizin me guidë lokale në mënyrë që të mos humbasin pasi aplikacionet orientuese jo gjithmonë janë të sakta.

Guni thotë se së bashku me ministrinë e turizmit po punojnë për vendosjen e një rregulloreje për përmirësimin e sinjalistikës në ato shtigje që tërheqin më shumë turistë por që ende pjesa më e madhe e tyre nuk e kanë pasi jo të gjitha janë terrene të rekomandueshme.

Në qarkun e Elbasanit rekomandohet lëvizja me guidë kryesisht në pikat malore turistike si Kanionet e Holtës, Ujëvara e Sotirës apo ngjitja në malin e parkut kombëtar Shebenikë Jabllanicë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu