Incidenti i rradhës në Divjakë/Sekretari i KZAZ: I mbylla dokumentet në kasafortë,sot i gjeta jashtë me gjithë vulë

0

KZAZ 56 ndodhet në qytetin e Divjakës. Duket se sekretari I kësaj KZAZ pasi I ka mbyllur të gjitha dokumentet në orën 4 të mëngjesit, kur ka shkuar sot, I ka gjetur të gjitha mbi tavolinë, përfshirë edhe vulën.

“Jam sekretar i KZAZ. Kur kam ardhur në ambientet e KZAZ 56, kam konstatuar që materialet e mia që ishin në kasafortë janë të gjitha jashtë. U mbyllen të gjitha rreth orës 04.00. qendra u mbyll me procesverbal të rregullt dhe me policin që ruante KZAZ.

Qe nga ora 4 e mëngjesit, unë nuk mbaj përgjegjësi për veprimet që janë bërë me vulën. Për të konstatuar këtë fakt, jam i detyruar të marr librin e konstatimeve dhe të mbaj procesverbalin përkatës. Për këtë fakt do njoftoj dhe KQZ”, thotë ai në video.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu