Infektohet me Covid-19 socialisti Bashkim Fino, Erion Braçe mesazh për të

0

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan një mesazh jo të zakonshëm, për kolegun dhe socialistin Bashkim Fino. Braçe thotë se ai po “lufton fort dhe po bën betejën e tij”.

“Bashkim Fino është një shok, një mik, një koleg, një socialist!

Eshtë me në çdo ditë në betejë; Po lufton fort e po bën betejën e tij, tonën, ne gjithashtu po bëjme betejën e tij, tonën, të përbashkëtën në Lushnje, Divjakë, Fier, Patos, Roskovec, Mallakastër;

Një për të gjithë e të gjithë për një, edhe për Bashkimin! Forca kampion”, shkruan Braçe, dhe ndan një foto të Bashkim Finos.

Ky mesazh i zv.kryeministrit vjen në një moment kur Fino mungon prej ditësh në skenën politike, ndërsa disa media kanë bërë raportime sporadike se ai është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në spital prej 1 marsit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu