Infektohet me koronavirus kirurgu në spitalin e Elbasanit. Ka vizituar dhe operuar mbi dhjetëra pacientë

0

 

Infektohet me koronavirus kirurgu në spitalin e Elbasanit. Ka operuar mbi 10 pacientë.
Kirurgu urolog I. Ibrushi ka rezultuar pozitiv pas testit të kryer.

Sikur të mos mjaftonte kjo, gjatë kohës që ka qenë i infektuar ai ka kryer vizita dhe disa ndërhyrje kirurgjikale, dhe vizita të shumta tek pacientët.

Gjithashtu nuk ka të dhëna se ku mund të jetë infektuar mjeku.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe administratën e Drejtorisë së Qendrës Spitalore ku e infektuar është punonjësja sociale e kësaj drejtorie.

Ndërsa disa ditë më parë u raportua se ishte infektuar bashkëshorti i saj.
Mësohet se punonjësja sociale po merr trajtimin e duhur në banesë, ndërsa bashkëshorti është dërguar në Spitalin Infektiv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu