Infoelbasani.com në tregun kryesor të qytetit për çmimet e mallrave ushqimorë dhe fruta-perimeve për festat e fundvitit (Intervista me qytetarë dhe tregtarë). Ja çfarë po ndodh sivjet

0

Përgatitën Deni Dushku & Nikolin Duri

Viti i ri mbetet festa më e madhe dhe më popullore në Shqipëri.

Pavarësisht gjendjes ekonomike në shtresa të caktuara, të gjitha familjet përpiqen ta festojnë sa më bukur dhe me tryezën plot këtë festë. Ndaj përgatitjet nisin ditë më parë deri në mbërritjen e natës finale. Blihet gjeli i detit, fruta dhe perime, ushqime për ëmbëlsira dhe gatime. Pra shkurt për këtë ditë askush nuk kursehet.

Por ndryshe nga e gjithë bota kur në festa të tilla ka ulje të cmimeve, në Shqipëri tradicionalisht ka ndodhur e kundërta. Tregtarët abuzojnë me cmimet dhe përpiqen të përfitojnë sa më shumë në këtë kohë. Ky ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë. Vit që i varfëroi më shumë shqiptarët. Prioritet për këdo ka qenë shëndeti. Megjithatë jeta vazhdon në tërë dimensionet e saj.

Një ekip i infoelbasani.com zhvilloi një investigim se cila është situata e shit-blerjes në tregun kryesor të qytetit, atë të Namazjasë. Dhe nga intervistat e marra rezulton se deri më tani nuk ka rritje të cmimeve. Ndërsa tregtarët ankohen se ka rënë shumë fuqia blerëse çfarë reflekton varfërinë.

Për më shumë le të ndjekim opinionet e qytetarëve dhe tregtarëve për situatën aktuale në treg:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu