Vrau aksidentalisht mikun me armë gjahu/ Arrestohet 18-vjeçari

0

Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, pasi vrau aksidentalisht mikun e tij me armë gjahu, ndërkohë që procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi me iniciale E.M., 23-vjeç, për shkak se arma që krye vrasja ishte në pronësi të tij, ndonëse pa lejen e organeve kompetente.
Njoftimi i policisë:
Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në “Kodrat e Obokut”, Maqellarë ku humbi jetën shtetasi G. K., 27 vjeç.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. GJ., 18 vjeç, banues në Maqellarë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. M., 23 vjeç, pasi arma me të cilën është kryer qitja, i përket këtij shtetasi të cilën e mbante pa lejen e organeve përkatëse.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore , ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur rreth orës 13.00, datë 17.12.2020, kishin dalë në “Kodrat e Obokut” për piknik, duke marrë me vete dhe një armë gjahu. Gjatë kohës që shtetasi R. Gj., ka bërë qitje ka plagosur aksidentalisht me pasojë vdekjen 27-vjeçarin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprat penale ” Vrasja nga pakujdesia”, e ,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë dhe sportive”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu