Ashtu si kudo në botë, edhe në Shqipëri kriza energjitike po ndjehet në të gjithë sektorët.
Dy ditë më parë ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës me anën e ministres Belinda Balluku, krahas rritjes të fashos të energjisë për popullatën, kërkoi që edhe institucionet shtetërore të bëjnë kujdes përsa i përket kursimit të energjisë elektrike.
Ministrja urdhëroi masa drastike për institucionet shtetrore ku çdo institucion në orët e mbrëmjes duhet të fikë dritat.
INFO WEB bëri një vëzhgim në institucionet në Elbasan si Bashki, Prefekturë, ASHK, ADISA, Prokurori, Gjykatë, Universiteti etj, dhe asnjë nga këto institucione nuk kishin fikur dritat duke sfiduar kështu urdhërin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. /INFOWEBTV
Ballina AKTUALITET Institucionet në Elbasan nuk zbatojnë urdhërin e Ministrisë për kursimin e energjisë