Intensifikimi i marrdhënieve Azerbajxhan-Shqipëri/Ambasadori Anar Huseynov takohet me drejtues të lartë vendor në Elbasan

0

Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë Anar Huseynov zhvilloi disa takime zyrtare në Elbasan, teksa takimin e parë e kreu me prefekten e Qarkut Elbasan Znj.Majlinda Perriu.Prefektja Perriu e njohu ambasadorin e Azerbajxhanit me shtrirjen dhe 7 bashkitë e qarkut të Elbasanit, duke u kujdesur të evidentonte potencialet, por dhe diversitetin e tyre.Përfaqësuesja e qeverisë shqiptare u ndal te aktiviteti industrial në qarkun e Elbasanit dhe shprehu me keqardhje sesi disa rafineri dhe fabrika përpunuese nuk ekzistojnë më, duke sjellë në vëmendje rafinerinë e përpunimit të naftës në Cërrik.
Qarku i Elbasanit është i përbërë nga 7 bashki. Bashkia më e madhe është ajo Elbasan. Secila prej tyre ka potenciale të ndryshme nga njëra-tjetra.Me Azerbaxhanin na lidh edhe historia, pasi të dyja vendet vijmë nga regjimi komunist.Është një qark industrial, sidomos Elbasani. Por fatkeqësisht shumë fabrika dhe uzina përpunuese janë prishur, ju sjell në vëmendje rafinerinë e përpunimit të naftës në Cërrik. Aktualisht industria e rëndë është e përqendruar në zonën e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan.Intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve gjykoj se do t’i japë edhe impulse të reja mardhënieve miqësore mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë’-evidentoi Prefektja Perriu.

Sakaq ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë shfaqi interes për fabrikat që ende zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shprehur dashamirësinë e zbatimit të projektit të gazifikimit me Shqipërinë, por dhe një sër projektesh të tjera ambicioze mes dy vendeve.

“Jam i interesuar të kuptoj se cilat fabrika apo rafineri funksionojnë në qarkun tuaj dhe gjithë Shqipërinë.Rafineria e përpunimit të naftës në Ballsh di që është prishur, më vjen keq që edhe ajo e Cërrikut ka pësuar të njëjtin fat.Dhe për pasojë ju sot naftën e eksportoni nga jashtë.Por dua të them se nëse ne mes dy vendeve do të zbatojmë projektin e gazifikimit do të ishte një gjë shumë e mirë”-tha ambasadori.

Në vijim Ambasadori i Azerbajxhanit për Shqipërinë Anar Huseynov u ndal në Bashkinë e Elbasanit teksa u prit nga kryebashkiaku Gledian Llatja.Takimi mes dy zyrtarëve u përqendrua te intensifikimi i mardhënieve mes qyteteve të Azerbajxhanit dhe bashkisë së Elbasanit në disa fusha, atë ekonomik, humanitar dhe kulturor. Duke qënë se Elbasani njihet si qytet industrial dhe eksportues i këtyre produkteve interesi i Z.Huseynov për ta thelluar këtë bashkëpunim ishte i dukshëm. Kujtojmë se zbatimi i projektit TAP i ka dhënë një shtysë marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit.Në përfundim të takimit kryetari i bashkisë së Elbasanit ndau disa nga piketat ku u përqendrua biseda e tyre, duke e vënë theksin kryesisht te aspekti ekonomik dhe turizmi në lagjjen muzeale “Kala”.
Kjo nuk është hera e parë që Z.ambasador vjen në Elbasan, por kjo është vizita e tij e parë zyrtare në Bashkinë e Elbasanit.Nga takimi u lidhën ura bashkëpunimi sidomos në atë ekonomik dhe kulturor.U vu theksi të ndërveprimi mes Azerbaxhanit dhe bashkive të Qarkut të Elbasanit. Diskutuam për zonën industriale dhe projektin e gazifikimit TAP.Gjithashtu kërkuam mbështetjen e shtetit të Azerbaxhanit për zhvillimin turistik në lagjen Kala në Elbasan”-përfundoi kryebashkiaku Llatja.
Në një koment mbi marrëdhëniet në fushën ekonomike, Z.Huseynoh beson se sferat e turizmit, kulturës dhe energjisë mund të jenë me interes për Azerbajxhanin në marrëdhëniet ekonomike me Elbasanin.
Kjo nuk është hera ime e parë që jam në Elbasan, por kjo është e para vizitë zyrtare.Siç e tha dhe Kryetari i Bashkisë kemi fusha të ndryshme bashkëpunimi, në kulturë,humanitare dhe ekonomike.Kemi disa mendime sesi do ta promovojmë bashkëpunimin tonë.Jam i sigurtë që kjo nuk është vizita ime e fundit në Elbasan.Ne do të startojmë me projekte të vogla fillimisht.Qytetarët e Elbasanit do të njohin më shumë për Azerbajxhanin dhe mardhëniet shqiptaro-azerbaxhanase”-theksoi Z.Huseynov


Në turin e takimeve zyrtare të zhvilluara në Elbasan , Ambasadori i Azerbajxhanit e mbylli vizitën me takimin e zhvilluar në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë ku u prit nga kreu Veli Kazazi.Biseda me Z.Kazazi u përqëndrua në interes të zhvillimit ekonomik mes dy vendeve, sesi mund të bashkëpunojnë bizneset në Azerbajxhan dhe Shqipëri me tyre dhe çfarë mund të bëjnë më shumë dy shtetet për ta përmirësuar klimën e biznesit dhe bashkëpunimit.

Në vizitat zyrtare në Elbasan ambasadori i Azerbajxhanit shoqërohej nga drejtoresha e Infoweb Media Anisa Bahiti./Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu