Inter, Skriniar e Bastoni firmosin mrekullinë e tetë: Lazio del duarbosh nga Milano

0

Inter e nis vitin 2022 me një fitore të rëndësishme. Në javën e 21-të të Serie A, skuadra zikaltër fiton 2-1 ndaj Lazios dhe shkon përsëri në krye të renditjes duke shkuar +1 nga Milan, por skuadra e Inzaghit ka një ndeshje më pak për të luajtur.

Në “San Siro” u zhvillua një takim me intensitet dhe në minutën e 30′ Bastoni do të shënonte golin e avantazhit. Mbrojtësi i Interit ia doli të gjente cepin e portës me një goditje të fortë, aty ku Strakosha nuk kishte çfarë të bënte. Avantazhi do të zgjaste pak sepse pas 5 minutah, Immobile do të barazonte takimin.

Sulmuesi lëvizi mirë, ndikuar edhe nga një gabim mbrojtje-portier. Në pjesën e dytë dy skuadrat e kërkuan me ngulm fitoren, por Skriniar në minutën e 67′ shënoi golin avantazhit. Kjo ishte fitorja e tetë rradhazi për Interin. Në takimin tjetër Salernitana fitoi 2-1 ndaj Veronës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu