‘Investimet amerikane në rritje, por mbeten nën potencial’, Presidenti i Dhomës Amerikane: Duhen masa ndëshkuese! Korrupsioni nuk luftohet me fjalime

0

Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço shprehet se investimet Amerikane në Shqipëri kanë pësuar rritje domethënëse me 62 milionë euro më shumë në 2021.

Megjithatë në një reagim në ‘Facebook’, Jaço thotë se prej shumë vitesh ato mbeten nën potencial. Gjithashtu ai shton se nëse Shqipëria do të punojë për të ofruar kushtet e një klime tërheqëse e cila duhet të jetë në përputhje me standardet që thithin investime të huaja.

‘Nëse Shqipëria do të punojë për të ofruar kushtet e një klime tërheqëse, në përputhje me standardet që thithin investime të huaja si praktikat transparente, taksa konkurruese dhe incentiva ekonomike, këto investime do të 3 – 4 fishohen në vitet e ardhshme! AmCham është gati të punojë me qeverinë për kthimin e ‘Agjendës së Investimeve’ në realitet”, ka theksuar ai.

Më herët, Jaço ka reaguar për fenomenin e korrupsionit, ku ka theksuar se mbetet ende shumë punë për tu bërë për funksionimin e shtetit ligjor.

“Korrupsioni nuk luftohet me fjalime. Në Shqipëri, por dhe në Ballkan, ai dominon si mentalitet. Ryshfeti shoqëron kontratat publike, duke minuar konkurrencën dhe cilësinë. Investitorët de-motivohen, ekonomia tkurret dhe qytetarët humbasin. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë përhapet. Mbetet shumë për t’u bërë për një ambient të ri ku mbizotërojnë masat ndëshkimore dhe rregullat strikte të shtetit ligjor!” shprehet Enio Jaço.

Jaco

271713250 114578761097348 6627709132320790053 N

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu