Ish-deputeti i PD-së ironizon Berishën e ulur në bankën e fundit: “Ma ndero karrigen”

0
SEANCE E JASHTEZAKONSHME E PARLAMENTIT - /r/n/r/nEXTRAORDINARY PARLIAMENTARY SESSION -

Ish-deputeti i PD-së ironizon Berishën e ulur në bankën e fundit: “Ma ndero karrigen”

Ish-deputeti i PD-së Fatos Hoxha nuk e ka kursyer ironinë ndaj liderit historik të PD-së, Sali Berisha pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar. Përmes një postimi në Facebook, i përjashtuar më herët nga kjo parti, ai theksoi se Berisha u ul sot pikërisht në vendin ku ai ulej kur ishte në Kuvend.

Hoxha bën një paralelizëm mes veprimeve të tij dhe të Berishës, i cili u përjashtua mbrëmë nga Basha.

Unë u gezova shume, sepse je ulur në karriken ku ulesha unë dikur dhe me riktheve kujtimet.

Unë dhe kolegët e mi që uleshim në rreshtin e fundit nuk ishim vetëm “back-bencher, por edhe kandidatë për t’u përzënë nga partia”, shkruan ai.

Të kujtohet kur thoje për ne: “vota e tyre kunder nuk do mbahet shënim në memorien historike të partisë, nuk do ketë asnjë pasoje”.

Ne kishim votuar kundër nje pazari korruptiv, por ti nuk ia zbuloje publikut këtë. Thjesht zotoheshe se ne nuk do kishim pasoja.  Pastaj na përzure në grup.  Tani Luli pabesisht të beri “beck-bencher”, si ne, duke të lavdëruar. Une nga ajo karrike ruaj kujtime të mira, sepse sa kohë ulesha aty, populli me respektonte si njeri me integritet, të paster e me dinjitet.  Une edhe sot jam krenar, sepse atë karrike ku ulesha nuk e turperova kurre. Po ti, do ta nderosh dot?”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu