Ish-konkurenti i ”Përputhen” shfaqet krah kandidates Klajda Gjosha

0

Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e qarkut Tiranë, Klajda Gjosha këtë të premte ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë nr.7 në Tiranë.

Krah saj shihet edhe ish-konkurenti i emisionit ”Përputhen”, Maris Lika i cili mbështet LSI-në në këto zgjedhje. Sipas Gjoshës, plani me 5 pika kyçe të LSI-së është vetëm fillimi i një politike që punon dhe mendon për njerëzit.

”Edhe pak ditë për rikthimin e dinjitetit të çdo qytetari që jeton në Shqipëri dhe kërkon të ndërtoj të ardhmen në këtë vend. Edhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi i vëmendjes te Ekonomia, te Politikat Sociale dhe te rikthimi i Shpresës”,shkruan Gjosha.

Postimi i plotë

Sot me bizneset dhe qytetarët të njësisë 7 të Tiranës. Edhe pak ditë e ndajnë Shqipërinë nga rikthimi i prespektivës të saj Europiane.

Edhe pak ditë për rikthimin e dinjitetit të çdo qytetari që jeton në Shqipëri dhe kërkon të ndërtoj të ardhmen në këtë vend.

Edhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi i vëmendjes te Ekonomia, te Politikat Sociale dhe te rikthimi i Shpresës. Programi yne me 5 prioritetet kyçe është vetëm fillimi i një politike që punon dhe mendon për njerëzit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu