Ish-mbrojtësi i Kombëtares rikthehet në Itali, firmos me ekipin e Serisë C

0

Arlind Ajeti kthehet në futbollin italian, por në Serinë C.

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, që me fanellën kuqezi ka luajtur deri në finalet e Euro 2016, ka firmosur për Padovën, që militon në Grup A të Serisë C.

28-vjeçari ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe një vit tjetër. Edhe pse në moshën kur futbollistët arrijnë pjekurinë sportive, Ajeti duhet ta nisë në një ligë inferiore, pasi forma e tij sportive që pas pjesëmarrjes me Shqipërinë në Europian ka ardhur në rënie./ SS

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu