Ish-ministri Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës: Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë

0

Ish-ministri i Brendshëm Saimi Tahiri  ka prekur me fjalët për ndarjen nga jeta të babait të tij.

Në një mesazh prekës postuar në Facebook nga familjarët e tij, Tahiri i ka dedikuar disa fjalë në letër të ndjera të atit të tij të ndjerë. Bashkangjitur me shënimin është postuar edhe një foto familjare.

Kujtojmë këtu se ish ministri është duke shlyer dënimin e tij në burg ku për shkak të uljes së dënimi, ai do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj, në burgun “313”, Tiranë.

Postimi i plotë i Tahirit:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Njoftim nga Familja:

Varrimi bëhet nesër datë 17 Mars, ora 11:00

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu