Ish-missi rrëfen sekretin e 17 viteve histori dashurie me Florian Binajn. Jeta private e sozisë së Edi Ramës në “Portokalli”

0

Florian Binaj është aktori që mund të konsiderohet një ”kameleon” i vërtetë, pasi brenda një nate të show-t të humorit, ai kalon nga një karakter në tjetrin me lehtësinë më të madhe falë talentit të tij.

I njohur si sozia i Kryeministrit Edi Rama në “Portokalli”, do të ishte pikërisht shkolla e Liceut Artistik ku ai u diplomua për pikturë, ku do të njihte edhe partneren e tij prej 17 vitesh, Sadina Allën.

Në 17-vjetorin e lidhjes, Sadina, e cila në vitin 2007 u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss Universe”, bëri një dedikim mjaft të ndjerë për aktorin e “Portokalli”.

Ish-Missi postoi 3 foto me Florin në “Instagram”, shoqëruar me një urim, ku e quan aktorin “mburojën” e saj dhe thekson se te ai ka gjetur qetësinë e ngrohtësinë në momentet e vështira, por edhe ato të bukura.

Me këto fjalë, bashkëshortja e tij ka zbuluar edhe sekretin e jetëgjatësisë së një historie të tillë dashurie në botën e showbizit. Prindërit e dy fëmiëjve tashmë, pak kohë më parë rrëfyen publikisht detaje nga jeta e tyre familjare.

Që nga fillimet e lidhjes së tyre e deri më sot, kanë ditur ta mbajnë gjallë dashurinë dhe raportin me njëri-tjetrin dhe prej 17- vjetësh kanë situata të panumërta për të rrëfyer.

Te “Rudina”, duke treguar fillimet e lidhjes, ngacmimet e para në Lice, propozimin në kinema dhe vitet e dashurisë në universitet, Flori dhe Sadina ndanë me publikun për herë të parë edhe sekretin e martesës së tyre të lumtur, respektin dhe besimin që kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë gjithmonë për njëri-tjetrin.

Prindër të dy fëmijëve, Krena dhe Glauk, Flori dhe Sadina nuk e kanë mbyllur me kaq këtë pjesë. Siç rrëfyen ata, pak më vonë kanë në plan edhe për një fëmijë të tretë. Por, nëse Sadina ka më shumë dëshirë për t’i dhuruar Krenës një motër, për Florin, as kjo nuk mjafton:

“E mira do ishte të ishin binjakë”, tha ai me të qeshur duke shtuar se do të donte të ishin edhe katër, pse jo. Njohja me Sadinën, “Miss Universe Albania 2007”, i ka fillimet në Lice.

Flori, në vitin e fundit, ndërsa ajo në të parin: “Sa e pashë, thashë ‘uaaa, po kjo?’. Pastaj, dëgjova një zë të brendshëm që më fliste ‘kjo është’.

Kështu u lidhëm dhe sot numërojmë bashkë po aq vite sa ka edhe “Portokallia”, pothuaj kemi nisur në të njëjtën kohë. Po Sadina çfarë mendonte në atë kohë për Florin?

Ai është i bindur se edhe asaj i fliste një zë i brendshëm, i cili i tregonte se zëri i tij ishte i bindur që “është ajo”, ndaj kështu duhet të ishte edhe për të…

Sot, ata ndajnë shumë kohë me fëmijët, edhe pse angazhimin maksimal dhe kryesor e ka Sadina. Flori tregon se net pa gjumë ka kaluar dhe kalon edhe ai, vetëm se ka fjetur prapë… Krena dhe Glauk janë çlodhja e tij më e madhe e çdo dite pas punës, pas shfaqjes.

Sa më shumë kohë të kalojë me ta, aq më i frymëzuar ndihet për të bëra gjëra të reja. Por nëse i sheh fëmijët në rrugën e tij, ndoshta është herët për të folur: “Unë kam qejf që Krena t’i provojë të gjitha zhanret, sportet, aktrimin, imitimin, notin, biçikletën… Dua t’i provojmë bashkë sa më shpejt, sepse dua që të shijojë çdo gjë si fëmijë, siç kemi bërë edhe ne dikur, larg tekonologjisë dhe botës virtuale”.

Ndërkohë, në lidhje me imitimitin që i bën Edi Ramës, ai ka marrë dhe vlerësim nga vetë Kryeministri. “Të gjithë të mirat për sozinë time gazmore!”, ishte urimi publik që Rama i bëri për ditëlindje, tetorin e kaluar Florit.

“Florian Binaj është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, ‘Portokallia’ e rekordeve të frikshme të audiencës televizive.

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e ‘Portokallisë,’ si Sajmiri i ‘Fiksit’ e i ‘Stopit’ apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre.

Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji. Duke i uruar sozisë sime gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë”, shkruante Rama në postimin e tij.Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu