Ish-sulmuesi i Juventusit lë nam në SHBA, shtrin përtokë dy lojtarë e ndez sherrin (VIDEO)

0

SHBA- Pas eksperiencave të tij me Shakthar Dontesk, Bayern Munich dhe Juventus, Douglas Costa u largua nga Europa dhe u kthye në Brazil te Gremio, klubi ku u rrit në futboll. Megjithatë, eksperienca e tij e dytë me klubin brazilian rezultoi e dështuar, aq sa sulmuesi në dhjetor mbylli para kohe aventurën me ‘tricolor’ dhe më pas iu bashkua Los Angeles Galaxy në shkurt.

Në MLS, sulmuesi ka gjetur vazhdimësi, dhe ka bërë tashmë 21 paraqitje me 3 gola, duke ndihmuar ekipin kalifornian dhe duke rrëmbyer një vend në play-off.Megjithatë, në javët në vijim, Douglas nuk do të jetë në fushë, por jo për dëmtimet e tij të zakonshme. Ish-lojtari i Juventus është bërë protagonist i një sjellje, jo tamam shembullore…

Fitorja 4-1 e Los Angeles Galaxy kundër Colorado Rapids e ka vendosur klubin kalifornian në vendin e shtatë, skuadra e fundit që ka kaluar në play-off, me tre javë deri në fund të sezonit të rregullt në MLS. Javë në të cilat skuadra e drejtuar nga Greg Vanney ndoshta do të duhet të bëjë pa Douglas Costa. Braziliani u përjashtua rreth minutës së 60-të për sjellje të dhunshme, pasi humbi krejtësisht mendjen.

Douglas Costa duhet të ketë parë diçka që nuk shkonte mes një shoku të skuadrës dhe një kundërshtari. Ai menjëherë nxitoi të bënte drejtësi. Fillimisht ai e goditi fort Barrios me shpatull duke e hedhur në tokë. Më pas u përball me Gutierrez, duke e “shtrirë” me një shuplakë në fytyrë. Gjithçka nën sytë e arbitrit Dickerson, i cili nuk mund të mos i tregonte kartonin e kuq. Lojtarët e Kolorados reaguan ndaj sjelljes së brazilianit dhe rezultati ishte një sherr që mezi u shua nga arbitri. Një sjellje që do t’i kushtojë shtrenjtë atij dhe Galaxy, të cilët kanë vënë bast fort për brazilianin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu