Ish-ushtarakëve u falen borxhet/ Parashikohet falja e 110.7 milionë lekëve

0

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar projektligjin për faljen e borxheve të krijuara nga sigurimet e pashlyera të ish-ushtarakëve.
Sipas relacionit, drafti parashikon faljen e 110.7 milionë lekëve, detyrime pa kosto financiare për buxhetin e sigurimeve shoqërore të krijuara si diferencë nga rishqyrtimi i pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi.
Janë ndryshimet e shpeshta të skemës së sigurimeve të ndërmarra ndër vite ato që kanë çuar ushtarakët në dyert e gjykatave.
Sipas ligjit ushtarakët e dalë në rezervë apo liri pas vitit 1991 mund të merrnin një pension të parakohshëm deri në arritje të moshës së pleqërisë.
Por në 2016-ës Instituti i Sigurimeve Shoqërore me një vendim të Gjykatës së Lartë bën një rillogaritje të pensioneve duke nxjerrë kështu ushtarakët si debitorë ndaj ISSH-së.
Por, me ndryshimet e reja tashmë ISSH duhet të përllogarisë vlerën për çdo përfitues në bazë të diferencave që krijohen si pasoje e rregullave të ndryshuara në sigurime duke i zeruar ato.
Ndërsa për çështje që janë paraqitur në gjykatë specifikon drafti, duhet të merret vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të bërë faljen e borxhit për secilin përfitues.
Nga detajet e relacionit të draftligjit, aktualisht janë në proces gjyqësore për rishqyrtimin e pensionit të parakohshëm 650 ushtarakë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu