“Ishalla vdesin”, Xhelal Mziu mallkon qytetarët që shitën votën

0

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu pas kërcënimit që bëri para zgjedhjeve se kushdo që tenton të prekë votën do ta pësojë njësoj si ngjarja në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, këtë herë ka lëshuar një mallkim kundër atyre që votuan PS-së në 25 Prill.

Në një postim në Facebook ai ka një mesazh për shqiptarët, që nuk i besuan opozitës. “Verësie nuk ka, shko tek ai që shite votën…Kjo është një reklamë në njërin nga dyqanet e zonës, në qarkun e Dibrës” thotë Mziu.

Por nuk mbaron me kaq. Një qytetar ka komentuar në postimin e tij duke shkruar “ishalla vdesin”. Për fat të keq me këtë mallkim ka qenë dakord edhe deputeti i zgjedhur në Dibër, Xhelal Mziu duke i dhënë “like”, pra duke e pëlqyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu