Ishin duke vjedhur një vilë, fqinjët nxjerrin zbuluar 4 hajdutët shqiptarë

0

Katër shqiptarë janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një rezidencë spanjolle. Por, alarmi i dhënë nga fqinjët bëri që plani i tyre të dështonte. Ishin këta të fundit, që pikasën hajdutët e veshur me të zeza, duke njoftuar menjëherë policinë. Ngjarja u regjistrua në San Andrés de Comesaña të Spanjës. Policia vuri në pranga vetëm njërin prej hajdutëve, ndërsa tre të tjerët u fshehën në mal. Ndërkohë, gjatë ndjekjes nga policia, një polic nxori armën e tij dhe qëlloi me dy të shtëna në ajër, pasi u përball me njërin nga hajdutët. Gjithashtu, hetuesit sekuestruan një automjet me targa franceze që banda shqiptare kishte parkuar, ndërsa brenda në automjet kishte maska dhe mjete që i përdornin për grabitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu