“Diçka lëvizi dhe qëllova, mu duk si derr” zbardhet dëshmia tronditëse e të riut që qëlloi për vdekje mikun e tij teksa kishin dalë për gjueti: Dëgjova britmat!

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të ditës së enjte në Bulqizë, ku një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve të Policisë së Dibrës, viktima është identifikuar si Elidon Basha, ndërsa autor i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Klodian Kola. Viktima dhe autori i dyshuar, ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së enjtes, burimet bëjnë të ditur se Kola dhe Basha kanë dalë bashkë për gjueti në vendin e “Kodra e Danit”, në Fushë-Bulqizë. Dy të rinjtë kishin marrë armët e gjuetisë dhe me një motomjet ishin nisur drejt destinacionit të tyre. Me të shkuar aty, Kola dhe Basha kanë nisur gjuetinë, vend që njihet nga banorët se ka prani të shumta të kafshëve të egra. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, të dy kanë nisur të gjuajnë me armë gjahu, por jo vetëm.

Pak orë pas ngjarjes së rëndë Klodian Kola u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore se kishte qëlluar për të vrarë një derr në pyll dhe pas pak sekondash ka dëgjuar britmat e shokut të tij, Elidon Bashës. Por ky nuk ka qenë versioni i vetëm i dëshmisë së tij. Më tej, 27-vjeçari është shprehur se 22-vjeçari u vetëvra me armën e tij nga pakujdesia. Krahas këtyre dëshmive, mjekët kanë thënë që 22-vjeçari është qëlluar me një plumb automatik apo kallashnikov dhe jo me saçmat e një çifteje gjahu. Në shpatull Elidon Basha ka rezultuar të kishte vetëm një plumb të shkaktuar nga një armë zjarri, ndërsa arma e gjahut shkakton më shumë se një plagë.

Klodian Balla është shoqëruar në Polici dhe është pyetur për rrethanat e ngjarjes për disa orë me radhë. Akuza e ngritur ndaj tij është “Vrasje nga pakujdesia”, ndërsa 27-vjeçari e ka mohuar atë. Burimet thanë se ai ka sqaruar edhe ngjarjen. “Unë me Elidonin po gjuanim për derra në Kodrën e Danit. Diçka lëvizi përballë meje dhe unë qëllova. M’u duk se ishte derr. Brenda pak sekondave dëgjova britmat e Elidonit. Shkova shpejt pranë tij dhe pasi kërkova dhe ndihmën e banorëve të fshatit e dërgova në spital. Ishte rëndë shumë”, u tha Kola efektivëve të Policisë Bulqizë shkruan Panorama. Mirëpo pasditen e djeshme, kur kishin kaluar disa orë nga ngjarja, 27- vjeçari ka ndryshuar pohimet e tij. Ai ka aluduar se 22-vjeçari ka vrarë veten në rrethana të paqarta. Sakaq Kola ka dhënë dhe një variant tjetër të ngjarjes, duke u shprehur se “dikush” tjetër ka qëlluar mbi Elidon Bashën. Pikërisht ndryshimi i thënieve të Kolës ka ngritur dyshime të forta se ngjarja nuk është e komplikuar dhe diçka fshihet, nuk tregohet qartë nga Klodian Kola.

Policia: Zbardhet ngjarja, procedohen prindërit e autorit

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Fushë Bulqizë. Vihet në pranga 27-vjeçari për vrasje nga pakujdesia. Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin. Autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur rrobat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu