SERBI- Një autobus me pasagjerësh nga Kosova është sonte mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në kryeqytetin e Serbisë. Xhami i autobusit u thye me mjete të forta në autostradë afër Beogradit. Nga ngjarja mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa njerëzit janë trembur.
Kompania turistike e autobusit në fjalë ka konfirmuar sulmin duke shtuar se pasagjerët nuk janë lënduar.
‘Sulmi ka ndodhur në Serbi. Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Janë duke i perfunduar disa procedura ligjore, dhe udhetimi do të vazhdojë.’
Autoritetet ende nuk kanë reaguar në lidhje me këtë incident dhe nuk dihet ende motivi.
Incidenti vjen pas plagosjes së dy serbëve një ditë më parë në Shterpcë, Kosovë dhe pas tensioneve disa ditore me barrikadat.