Qysh prej datës 1 Nëntor filloi vaksinimi me vaksinën e tretë anticovid. Ashtu siç u parashikua dhe u dha urdhri nga ministria e shëndetësisë me këtë vaksinë do vaksinoheshin vetëm persona me probleme specifike dhe me imunitet të dobët. Shefja e epidemiologjisë Erleta Hila shpjegon më qarte për vijueshlërinë e kësaj vaksine. Për fashën moshore 12 vjec rekomandohet vrtëm për personat që kanë probleme imunitare. Ndërsa për moshën 16 dhe 17 vjec është e rekomanduar vetëm vaksina phizer. Gjithashtu nje kusht tjetër për të marrë dozën e trete është që fillimisht të jesh vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë.
Znj. Hila gjen rastin tu bëjë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Ata që ende nuk kanë kryer vaksinën kanë shfaqur më shumë komplikime se të tjeret shprehet ajo. Ndërsa prindërve u bën thirrje te shoqërojën fëmijët në këtë proces të rëndësishëm për ta.
Edhe pse është dita e tretë që vaksinimi me dozën e tretë ka filluar ende interesimi në Elbasan vazhdon të jetë tepër i ulët.