Ishte dërguar për kurim në Turqi/ Detajet si e humbi jetën nga Covid i mituri nga Saranda (FOTO)

0

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga rasti tronditës në Sarandë, ku një fëmijë vetëm 5 vjeç, i infektuar me koronavirus, humbi jetën.

Viktima më e re në Shqipëri, mësohet se vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese bronkopneumonia, dhe mushkritë e tij ishin të dobëta, aty ku edhe virusi korona sulmon më ashpër.

Trajtimi në Turqi

Fëmija u trajtua pas problemeve me frymëmarrjen dhe temperaturës së lartë për 8 ditë në spitalin e Sarandës në reanimacion.

Për shkak të gjendjes së rëndë ai u transportua me helikopter drejt Tiranës ku mori trajtim për një javë tjetër.

Prej 4-5 ditësh, ai po mjekohej në Turqi, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkoi në Turqi, por nuk ia doli! Detajet, si e humbi jetën nga Covid i

(Foto, viktima)

Shifrat e vdekjeve në moshë të re nga covid në vendin tonë janë shqetësuese. Autoritetet kanë raportuar disa raste, ndërsa 5 vjeçari që humbi jetën së fundmi është viktima më e re nga covid në Shqipëri.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 6 humbje jete dhe 264 raste të reja me Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu