‘Ishte i fiksuar pas shëndetit, mbante dy maska’. Vdekja e fizioterapistit të Kombëtares, flet bashkëshortja

0

Më datën 13 shtator, u nda nga jeta fizioterapisti i Kombëtares tonë, Ylli Mihali. Ai nuk arriti të përballonte dot betejën me Koronavirusin.

Bashkëshortja e Mihalit, Nerida Guri ka treguar se nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër, madje ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit.

Ajo ka sqaruar të gjithë zërat për vaksinën, duke theksuar se Mihali kishte bërë që në fillim të dyja dozat e Sinovac.

“Neve na përfshiu të gjithëve në shtëpi. Unë u riinfektova se për herë të parë isha në tetor. Ylli nuk kishte asnjë semundje tjetër përveç Covid.

Ylli ishte shumë i fiksuar pas shëndetit, pasi kishte të bënte edhe profesioni i tij, si fizioterapist. Madje bënte rregullisht check up.

Ai ishte i vaksinuar, e ka bërë që në fillim vaksinën kur erdhën të parat Sinovac. Bëri dozën e parë më 19 prill dhe të dytën më 19 maj.

Mbante maskë, madje dy maska. Ruhej shumë. Në lidhje me vaksinën mjekët nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim”.

Më tej, Nerida tha se e ndjen shumë mungesën e tij në çdo rrugë që kalon, i duket sikur e ka në krahë.

“Pata ditëlindjen më 5 tetor dhe më mungoi shumë një urim nga Ylli. Pata fatin të kisha njerëzit e mi afër, tre mbesat e tij ma sollën një dhuratë në një formë sikur ma ka sjellë ai.

Tani pa të është shumë e vështirë, në çdo rrugë që eci më shfaqet. Nuk ka asnjë cm rrugë që unë mos të kem ecur me të, më duket sikur e kam në krahë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu