“Ta tregoj mirë unë pastaj …”, Basha kërcënon ndaj Lindita Nikollës: Zbato procedurën përndryshe pasojat do i vuash ti

0

Basha e paralajmëroi Nikollën se do t’ia tregojë mirë ai se ku duhet të ishte Basha, ndërkohë i është kundërpërgjigjur se gjysma e deputetëve të mazhorancës nuk duhet të ishte në sallë.

Më tej Basha i kërkon Nikollës të zbatojë procedurën përndryshe përgjegjësia do të jetë drejtëpërsëdrejti mbi të, pasi po e shkel procedurën në dëm të opozitës.

“Nuk kishte të drejtë zonja të çohej me vjershën që i ka përgatitur regjizori. Kuptohet që jeni të gjithë me regji qëndrore që mban në këmbë këtë shtet mafioz. Gjysma prej jush nuk duhej të ishit këtu. Ta tregoj mirë ty pastaj ku do isha unë.

Se ku do isha unë ta tregoj mirë pastaj. Zbato procedurën, se procedura nuk të jep të drejtën ta kthesh këtë vend në kotec. Ne nuk kemi hyrë për të qëndruar pas hijes së Fermë së Kafshëve që doni ta ktheni realitet për gjithë shqiptarët.

Mos shkel procedurën nëse nuk do të mbash ti përgjegjësi personalisht për shkatërrimin që është themeli i masakres zgjedhore. Nese nuk je aty vetëm dispecher i atij që të ka vendosur aty, minimumi respekto procedurën.

Fjalen e kërkoi një deputet i opozitës po ti s’ke sy për opozitën. Pasojat do të bijnë mbi ty, pavarësisht se je skllavja morale e atij që të vendosi,.

Nuk të votuam por prapë aty je. Thelbi i këtyre manovrave është të shmanget vëmendja për atë që të thashë. Për këta varfëria juaj është çështje teknike. Ju ftoj që në vend të më dëgjoni çfarë them un, të mendoni vetë,l kur anëtarja e kabinetit thotë varfëria është çështje teknike“, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu