Ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 , mjeku i njohur otolaringolog Bledi Nini. Mjeku vlonjat, ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, në Itali, ku ishte dëguar për të marrë mjekim më të specializuar.
Nini prej disa vitesh punonte në QSUT, ku dhe duket se ka marrë virusin që i mori jetën. Lajmin për ndarjen e tij e ka konfirmuar dhe kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka zbuluar dhe miqësinë që ka pasur me Ninin.
”Një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”, shkruan Leli në postimin e tij në rrjetet sociale.