Policia e shtetit ka bërë bilancin e viktimave të dhunës dhe të dhunuesve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër të Dhunës ndaj Gruas.
Në postimin e shpërndarë nga Ministria e Brendshme thuhet se në vitin 2020 6 gra u bënë viktima të dhunës duke humbur jetën, ndërsa 2980 iu drejtuan institucioneve për të kërkuar mbrojtje.
Nga denoncimi i këtyre rasteve policia ka mundur të arrestojë 532 dhunues. Policia e shtetit i bën apel për gratë e dhunuara që të denoncojnë çdo abuzim ndaj tyre në numrin 112.
“Thyej heshtjen! Denonco dhunën! 6 gra nuk i mbijetuan dhunës gjatë vitit 2020. 2980 të tjera e denoncuan dhunën. 532 dhunues u arrestuan.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, ditë në të cilën nis edhe fushata e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Policia e Shtetit, si një ndër institucionet kryesore për parandalimin e dhunës dhe marrjen në mbrojte të personave të dhunuar, apelon për të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune në Policinë e Shtetit, në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.
Ne jemi të gatshëm çdo ditë, 24/7, në krah të personave të dhunuar, së bashku me të gjitha institucionet e tjera që kanë detyrimin ligjor për të parandaluar dhe trajtuar dhunën me bazë gjinore”, njofton policia.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





